Skenaret për zgjidhjen e demarkacionit

Ekspertët e së drejtës ndërkombëtare japin opsionet e zgjidhjes së çështjes së demarkacionit me Malin e Zi. Opsioni i parë, sipas tyre, ka të bëjë me refuzimin me votë të kësaj Marrëveshjeje dhe rihapjen e negociatave të reja me Malin e Zi. Ndërkaq opsioni i dytë është dërgimi i Marrëveshjes në Gjykatën e Arbitrazhit, ndonëse për një veprim të tillë nevojitet edhe bashkëpunimi i shtetit fqinj, shkruan sot, gazeta Zeri.

Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, e cila tashmë ka bërë më shumë se dy vjet prej se është nënshkruar, mund të arrijë zgjidhje nëpërmjet disa skenarëve. Opsioni i parë, sipas ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare, ka të bëjë me refuzimin me votë të kësaj Marrëveshjeje dhe me rihapjen e negociatave të reja me Malin e Zi.

Ndërkaq, opsioni i dytë ka të bëjë me dërgimin e Marrëveshjes në Gjykatën e Arbitrazhit. Megjithëkëtë, ata konsiderojnë se duhet patjetër që të bashkëpunohet me Malin e Zi rreth kësaj çështjeje, pasi që ndryshe nuk mund të arrihet kurrfarë zgjidhjeje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, zyrtarë brenda Qeverisë janë zotuar se kryeministri Ramush Haradinaj do ta zgjidhë shumë shpejt Marrëveshjen e Demarkacionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qeveria “Haradinaj” qysh në ditën e parë ka shkarkuar Komisionin për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi me në krye Murat Mehën, si dhe ka emëruar Shpejtim Bulliqin në krye të komisionit që pritet të formohet./Zeri.info

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?