Skype dhe telefon! Covid-19 ndalon vizitat e familjarëve për të burgosurit në Kosovë

Në Kosovë janë ndaluar të gjitha vizitat e familjarëve dhe të tjerëve për të burgosurit. Ky vendim është marrë për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19.

Vendimi do të zbatohet nga data 21.10.2020, ndërsa si alternativë do të mundësohen telefonatat më të shpeshta dhe komunikimi përmes Skype.

Në vendimin e siguruar nga Gazeta Express thuhet se pastrimi i rrobave për të burgosurit do të organizohet nëpër institucione. Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë u shënuan 118 raste të reja me koronavirus dhe tre persona kanë humbur jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?