Snajperisti që iu luftoi me UÇK-në

15 vjet më parë në një luftë me motive të pastra lirie e cila po zhvillohej në Kosovë kishte ardhur për të luftuar edhe një gjerman, Mike Spath.

Ai thuhet se ishte krahu i djathtë i Agim Ramadanit e profesioni i tij ishte snajper.

Si snajper ai ishte luftonte me Agim Ramadanin në Koshare. Gjermani kohë pas kohe shkon në Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tani 15 vjet pas luftës thotë se e pa të padrejtë dhunën që po ushtrohej ndaj shqiptarëve prandaj ai u bë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ushtaraku i trajnuar në SHBA ka luftuar për drejtuesit ushtarak të njohur si Katana.

"Komandant më të mirë se Agim Ramadanin nuk ka pasur 100 vitet e fundit.

Në nëntë konfliktet ku kam marrë pjesë struktura e skuadrës së Agim Ramadanit edhe pse ishte e papërvojë ishte më e mira", tregon ai për Klan Kosova.

Autoritetet serbe e kanë përmendur në disa raste për faktin se si një snajper i huaj u kishte shkaktuar dëmtime të mëdha në betejën e Koshares.

Vetëm në Kosovë ai u plagos tre herë rëndë.

Pavarësisht se familjen e ka në Gjermani dhe SHBA, ai tashmë e ka statusin e banorit të Kosovës dhe këtu ai rri tek familja e Agim Ramadanit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?