Solana: Kufijtë mes Serbisë dhe Kosovës, jo legale

Ish-sekretari i NATO-s, Havier Solana, ka përshkruar ngjarjet e fundit në Ballkan dhe lëvizjet nacionaliste në një konferencë në shkollën Diplomatike në Madrid, duke thënë se bashkësia ndërkombëtare tashmë e ka humbur interesin për Ballkanin, por edhe duke ngritur shqetësimin e tij mes raporteve të Serbisë dhe Kroacisë.

“Më së shumti i frikësohem raporteve mes Serbisë dhe Kroacisë, pasi Kroacia është duke u udhëhequr nga një qeverisje patriotike, e ngjashme me atë të Hungarisë”, ka thënë ai.

Solana i cili është njohur vazhdimisht për raporte të mira me serbët, ka shtuar se Kroacia është më shumë e favorizuar nga shteti më i fuqishëm i BE-së, Gjermania, për shkak të raporteve tradicionale dhe katolicizmit, kurse Serbia, për këtë shkak, është rrezik që nga inati, të lidhet me Rusinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk duam një Serbi të tillë e cila do të mundësonte që përmes saj, të fute Rusinë në BE”, ka thënë gjithashtu ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Anëtari i partisë Socialiste Punëtore në Spanjë (PSOE), shtet ky që hyn në mesin e pesë të tjerave në BE të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, ka thënë se gjërat në shtetin e ri, nuk kanë kaluar mirë.

“Kufijtë mes Serbisë dhe Kosovës janë jolegale, por prapë janë kufij, por Serbia tregoi gatishmëri për bisedime. Gjithashtu duhet ta kem parasysh edhe Shqipërinë, si një shtet i vështirë”, ka thënë ai.

Solana, i cili ishte sekretar i përgjithshëm i NATO-s, gjatë kohës kur kjo aleancë ndërmori sulmin ajror ndaj Kosovës, ka thënë se Spanja do të vazhdojë të mbajë qëndrim të njëjtë ndaj Kosovës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?