Sondazhi në Kosovë: 48% e qytetarëve nuk duan bashkim me Shqipërinë
Kosova E Martë, 21 Shtator 2021 14:49
Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) ka publikuar sot raportin “Zëri i Popullit rreth finales së madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Të gjeturat e këtij raporti tregojnë se a duan shqiptarët të bashkohen me Shqipërinë në rast se Serbia e njeh Kosovën.
Rreth 48% e shqiptarëve janë pergjigjur se nuk e duan bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ndërsa 43% duan që ky bashkim të ndodhë.