Sot, 18 vjet nga përfundimi i bombardimeve të NATO-s

Data 10 qershor e vitit 1999 shënon fundin e luftës së Serbisë për të mbajtur të pushtuar  Kosovën. Pas shtaëdhjetë e tetë ditë bombardimesh ajrore të NATO-s, pas kësaj date, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 1244, sipas së cilës në Kosovë u dërguan mbi tridhjetë e shtatë mijë ushtarë paqeruajtës të KFOR-it nga truidhjetë e gjashtë shtete.

Urdhëri për ndalimin e sulmeve u dha pasi komandanti suprem i NATO-së, gjenerali, Uesli Klark i raportoi Këshillit të Atlantikut Verior se sulmet ajrore të aleancës e kishin detyruar Millosheviçin të fillonte tërheqjen e plotë të forcave ushtarake serbe nga Kosova.

Pas kësaj rreth tetëqind mijë refugjatëkosovarë  të dëbuar nga forcat serbe u rikthyen në Kosovë. Ndërkaq, më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë zbarkuan trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa nisi largimi i forcave serbe.

Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore.

SHKARKO APP