Sot afati i fundit për targat serbe në Kosovë, çfarë pritet të ndodhë më pas
Sot përfundon afati shtesë i Qeverisë për qytetarët e veriut që t’i ndërrojnë targat nga ato që tashmë janë ilegale në ato RKS.
Interesimi i madh që ishte para një muaji për t’i ndërruar targat e veturave, ka rënë në ditët e fundit. Policia njofton se pas përfundimit të afatit, kudo që hasin vetura me tabela ilegale do të gjobitën.
“Deri tani i kemi 3 mijë e 300 vetura ka mundësi edhe nesër arrin deri në 3400 vetura, por numri ka qenë më i vogël në këtë 15 ditësh. Ka qenë interesimi i qytetarëve që na ka shty që ne me bë kërkesë tek Ministria e Punëve të Brendshme nëpërmjet hierarkisë tonë komanduese, kërkesa të tjera nuk kemi dhe në fakt nuk ka ndonjë arsye që shihet e nevojshme nga ana e Policisë që të ketë sërish shtyrje të afatit. Sidoqoftë Qeveria vendos”, ka thënë për RTK zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.