Sot dita finale për qeverinë Mustafa, votohet “Demarkacioni”

Në Kuvendin e Kosovës sot do të hidhet për diskutim projektligji për demarkacionin, ose siç njihet ndryshe “marrëveshja e demarkacionit”, që ka në themel kufirin me Malin e Zi. Projekti është një pikë rreziku, pasi edhe më parë ka shkaktuar trazira midis grupeve parlamentare kudërshtuese për votimin e tij.

Ka qenë ky projektligj që ka ndezur zjarr Parlamentin duke provokuara edhe trazira masive të organizuara nga partia VetëVendosja, e cila është edhe kundwrshtuesja më e ashpër e kësaj marrëveshjeje.

Qetësimi për “Demarkacionin” erdhi pasi ai u tërhoq nga qeveria e Isa Mustafës me premtimin për tu riparë edhe një herë nga fillimi dhe të sillej sëris pas një viti. Gjë që ka ndodhur mirëpo ende nuk dihet nëse sot Kuvendi do ta kalojë këtë projektligj të risjellë apo sërish ai do të sjellë trazira dhe rëzimin e qeverisë Mustafa, e cila edhe nëse e kalon këtë ngërç të mërkurën do të ketë një tjetër provë të rendë parlamentare pasi 40 deputetë kanë paraqitur një mocion mosbesimi ndaj saj.

“Mocioni i vërtetë për Qeverinë do të jetë ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, të cilën ajo do ta procedojë sot në Kuvend. Mirëpo në rast se kjo marrëveshje do të dështojë edhe kësaj radhe, atëherë rrëzimi i Qeverisë është pothuajse i nënkuptuar, madje para të mërkurës”, citojnë mediat kosovare.

SHKARKO APP