Sot ditëlindja e Adem Jasharit, Kurti: Heronjtë e kanë bërë Shqipërinë

Pikërisht në 43 vjetorin e pavarësisë ka lindur Adem Jashari dhe po aq kohë më vonë, pra në vitin e 43'të të jetës së tij, ai bie heroikisht për Shqipërinë. Ideja e Shqipërisë i ka lindur heronjtë dhe heronjtë e kanë bërë Shqipërinë. Duke i nderuar ata, ne ecim rrugës së ndriçuar”, – tha kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Pas vizitës në Prekaz, delegacioni i Lëvizjes VETËVENDOSJE! bëri homazhe edhe te shtatorja e dëshmorit Zahir Pajaziti në Prishtinë. “Zahir Pajaziti është emri i drejtësisë popullore. Prej aksioneve të shumta të tij çlirimtare e deri te rënia bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, Zahiri ia dha një hov të fuqishëm edhe UÇK-së edhe besimit në popull për ekzistencën e UÇK-së. Duke e besuar populli UÇK-në, u rrit vetëbesimi i popullit. Kjo datë, ky flamur, dhe të gjithë heronjtë e kombit na e mundësojnë si krenarinë e dinjitetin, po ashtu edhe sigurinë e përparimin”,- tha Kurti.

SHKARKO APP