Sot në Pejë, mbledhja e përbashkët e qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës
Sot në Pejë do të zhvillohet mbledhja e pestë e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.
Ceremonia shtetërore e mirëseardhjes do të nisë në orën 10:15. Në mesditë do të nënshkruhen marrëveshjet e arritura, kurse pas gjysmë ore do të ketë një konferencë të përbashkët të të dy palëve.
Me pas, në orën 13:00 do të vijohet me fotografinë e përbashkët të të dy kabineteve. Pjesë e programit është edhe shfaqja e trashëgimisë së dy shteteve.
Agjenda e aktiviteteve:
10:15 Ceremonia shtetërore e mirëseardhjes.
10:30 Fillimi i mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.
12:00 Ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive.
12:30 Konferenca e përbashkët për media e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
13:00 Fotografia e përbashkët e të dy kabineteve qeveritare.