Sot nënshkruhet marrëveshja, Isa Mustafa kryeministri i ri i Kosovës
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, gjatë ditës së djeshme kanë mbajtur takimin radhës bashkë me disa anëtarë të tjerë të partisë së tyre. Aty u fol për marrëveshjen mes tyre, për seancën e Kuvendit, për ministrat e shumë të tjera.
Thaçi menjëherë përmes rrjetit social Facebook njoftoi se të hënën, në orën 10:00 në ambientet e Kuvendit do të nënshkruhet marrëveshja mes dy partive, e ku menjëherë pas nënshkrimit të saj pritet të bëhet edhe ndërtimi i institucioneve.
Në takim u fol për mbajtjen e seancës, ndërsa menjëherë pas kësaj Flora Brovina u kujdes për procedurat e ftesat për thirrjen e seancës, e cila pritet t’i japë fund ngërcit politik në Kosovë.
Seanca ku pritet të zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit, e më pastaj të zgjidhet edhe kryeministri dhe kabineti i ri qeveritar, do të mbahet sot në orën 12:00.