Sot nënshkruhet marrëveshja për pjesëmarrjen e Kosovës në programet e BE’së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, bashkë me delegacionin nga Kosova i përbërë prej ministrave Enver Hoxhaj, Abdullah Hoti, Skender Hyseni, Hykmete Bajrami dhe zëvendësministrja Anila Statovci, do të marrin pjesë në takimin e parë të Këshillit për Stabilizim Asociim BE-Kosovë

Ministi Enver Hoxhaj dhe përfaqësuesja e lartë, Federicka Mogheriuni sot do të nënshkruajnë marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe BE’së për pjesëmarrjen e Kosovës në programet e BE’së.

Gjatë takimit të nivelit të lartë në Bruksel, do të diskutohet për implementimin e deritashëm të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe për proceset dhe zhvillimet tjera të rëndësishme në Kosovë dhe në raport me integrimet evropiane./GazetaExpress/

 

SHKARKO APP