Sot seanca e jashtëzakonshme, ç’do vendoset për Haradinajn
Kosova E Diel, 9 Maj 2021 06:55
Sot do të mbahet seanca e jashtëzakonshme, ku do të diskutohet për ndalimin e ish kryeministrit dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, nga policia franceze.
Vendimi për mbajtjen e seancës u mor të shtunën nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës me kërkesë të grupit parlamentar të AAKsë.
Ramush Haradinaj është ndaluar më 4 janar në aeroportin e Baselit nga policia franceze, në bazë të një fletarresti lëshuar në vitin 2004 nga Serbia.