Sot seanca e Kuvendit të Kosovës, a do të jetë opozita?

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancën e radhës plenare. Kjo pasi seanca e kaluar u shty për shkak të Ditës së Demokracisë do të mbahet sot në ora 11:00.

Ditën e djeshme Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje bojkotuan sallën e Kuvendit, ndërsa kërkuan një seancë të jashtëzakonshme.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti pohoi se opozita ka kërkuar një seancë lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?