Sot, Thaçi i dorëzon detyrën Mustafës
Sot, mbahet ceremonia e dorëzimit të detyrës nga kryeministri Hashim Thaçi, tek kryeministri i sapozgjedhur i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa.
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, me 73 vota “pro”, 38 vota kundër dhe 1 abstenim, mori besimin e shumicës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të martën, për ta udhëhequr Qeverinë me mandat katër vjeçar.
Në Qeverinë e Isa Mustafës, kryeministri paraprak, Hashim Thaçi do të jetë zëvendës i kryeministrit Mustafa, dhe ministër i Punëve të Jashtme.
Gjatë ditës, dorëzimin e detyrës do ta bëjë edhe Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, tek ministri i ri i Bujqësisë, Memli Krasniqi.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajli, do të bëj dorëzimin e detyrës tek ministri i ri, Blerand Stavileci.
Po ashtu, do të mbahet edhe ceremonia e pranim – dorëzimit të pozitës së Ministrit të Financave nga ministri, Besim Beqaj, tek Ministri i ri Avdullah Hoti.
Edhe Ministria e Shëndetësisë do të mbajë ceremoninë e pranim dorëzimi i detyrës së ministrit Ferid Agani, tek ministri i ri, Imet Rrahmani.
Pranim-dorëzimin e detyrës do ta bëjë edhe Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli tek Valon Murati.
Sot janë paralajmëruar këto pranim-dorëzime të detyrave ndërmjet ministrave të ministrive përkatëse ndërsa më poshtë ju sjellim listën e plotë ministrave të Qeverisë së Kosovës.
Kabineti i ri i qeverisë së Kosovës
Kryeministër i Republikës së Kosovës – Isa Mustafa
Zëvendëskryeministër i Parë – Hashim Thaçi
Zëvendëskryeministër – Kujtim Shala
Zëvendëskryeministër – Branimir Stojanovic
1. Ministër i Punëve të Jashtme – Hashim Thaçi
2. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë – Arsim Bajrami
3. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Memli Krasniqi
4. Ministria e Diasporës – Valon Murati
5. Ministria e Drejtësisë – Hajredin Kuçi
6. Ministria e Integrimit Evropian – Bekim Qollaku
7. Ministria e Zhvillimit Ekonomik – Blerand Stavileci
8. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Ferid Agani
9. Ministër pa portofol Edita Tahiri
10. Ministria e Punëve të Brendshme – Skender Hyseni
11. Ministria e Shëndetësisë – Imer Rrahmani
12. Ministria e Infrastrukturës – Lutfi Zharku
13. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë – Hikmete Bajrami
14. Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës – Haki Demolli
15. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Kujtim Shala
16. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Arban Abrashi
17. Ministria e Financave – Avdullah Hoti
18. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – Slobodan Petrovic
19. Ministria për Komunitete dhe Kthim – Aleksandar Jablanovic
20. Ministra e Administrates Publike – Mahir Yagcilar
21. Ministër pa portofol – Rasim Demiri.