Sot votohet qeveria e re e Kosovës, enigmë posti i Vjosa Osmanit

Këtë të hënë, në Kuvendin e Kosovës pritet të miratohet marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës për krijimin e qeverisë së re. Një ditë më parë u arrit marrëveshja mes palëve pas 4 muaj negociatash. Mësohet se qeveria e re do të ketë 15 ministri nga 12 që u deklarua fillimisht, ndërsa kryetarin e Kuvendit e ka marrë LDK-ja. Dy partnerët e koalicionit do të kenë nga 6 ministri dhe një zv/kryeministër, ndërsa 3 ministri do t’iu ndahen pakicave.

Posti i Presidentit që mbajti peng palët për shumë kohë sërish nuk u zgjidh por Kurti dhe Mustafa deklaruan se vendosën që ta lënë këtë temë diskutimi për në momentin që Thaçit do i mbarojë mandati.

Nga ana tjetër, enigmë është posti i Vjosa Osmanit, e cila është përplasur me krerët e partisë së saj pasi ka kërkuar të marrë postin e Ministres së Punëve të Brendshme dhe atë të Zëvendëskryeministres. Kështu ajo ka refuzuar postin e kryetares së Kuvendit. Ende nuk dihen se cilët janë emrat e kabinetit të ri qeveritar.

SHKARKO APP