Spanja nuk ndryshon qëndrim, ripërsërit përgjigjen rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës

Spanja ka ripërsëritur edhe një herë qëndrimin e saj kundërshtues për njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

Sipas mediave në Beograd, Madridi zyrtar nuk ka hequr dorë nga qëndrimi i saj rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës. Në një përgjigje për Novisat, Ministria e Jashtme e Spanjës ka thënë se Kosova mund të futet në Bashkimin Evropian vetëm si një rajon i Serbisë.

“Qëndrimi i Spanjës vazhdon të jetë se ne nuk e njohin shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, është e bazuar në parimin e mbrojtjes së integritetit territorial të shteteve, respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe sundimin e ligjit”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Jashtme të Spanjës, publikuar në mediat serbe.

Më tej sipas mediumeve serbe, çështja e Katolonisë ka forcuar edhe më tej qëndrimin refuzues të Spanjës për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

SHKARKO APP