Specialja fton tjetër ish-ushtar të UÇK-së për të dëshmuar
Ish-luftëtari i UÇK-së Gani Krasniqi është shprehur se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për të dëshmuar.
Krasniqi thotë se do të paraqitet në seancë gjyqësore për të dëshmuar në lidhje me atë që kërkohet prej tij.
Postimi i Gani Krasniqit:
Për hirë të imformimit të opinionit publik, njoftoj se pardje, datë 17 tetor 2019, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, kam pranuar ftesë, që me datë 11 dhe 12 nëntor 2019, në ora 9.00 të paraqitem pran kësaj zyre, për të dhënë, prova, infomacione, dëshmi… siç thuhet në këtë ftesë.
Provat, dëshmitë…, motivohen me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe pse përkufizimi i datave është: 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000!
Për t’u përgjigjur pozitivisht, më obligon një pjesë e deputetëve të papërgjegjshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët votuan këtë gjykatë.
Natyrisht, ashtu siç e ndjej për nder, që isha pjesë UÇK‐së, së Lavdishme, ashtu do të dëshmoj për Luftën e drejtë të saj.