Spitalet në Kosovë drejt kolapsit, në gjithë vendin ka mbi 11 mijë raste aktive me COVID-19
Kosova E Enjte, 18 Mars 2021 08:46
Kosova po përballet me një valë të re infektimesh, teksa problemi më i madh qëndron tek spitalet.
Kapaciteti i këtyre të fundit po shkon drejt fundit, teksa në vend shënohen plot mbi 11 mijë raste aktive me COVID-19.
Drejtori i Klinikës Infektive dhe infektologu, Izet Sadiku e konfirmon së spitalet po shkojnë drejt kolapsit, pasi vetëm dy javët e fundit numri është rritur me 300.