Spiunazh dhe intriga: Misteri i arrestimit të dy “gazetarëve” rusë në Kosovë

Oksana Sazonova dhe Sergej Belous, dy të rinj rreth të tridhjetave të pajisur me kartën e gazetarit si reporterë të  “Noboctnoi Front” po shëtisnin që prej mëngjesit të ditës së djeshme në Hoçë të Madhe të Rahovecit.

Si njohës terreni kishin marrë me vete Zvonko Mihajllovicin, ish-kryetarin famëkeq të komunës së Shtërpçes dhe po qëndronin në një lokalet buzë rrugës.

Në mënyrë të papritur kanë mbërritur në vend një grup special i trupave special të Kosovës dhe i kanë marrë të tre personat në një minutë e më pak.

Ka shumë mister ndaj këti arrestimi, por mediat serbe kanë bërë të ditur se shërbimet secrete të NATO-s kanë lajmëruar autoritetet e Kosovës se dy agjentë të shërbimit të jashtëm rus, SVR ndodhen në Kosovë për një aktivitet subversiv.

Dhe përgjigja ka qenë e menjëhershme. Në fakt bie në sy ky fakt, se Kosova është prej vitit 1999 si terreni më pjellor i shërbimeve ruse dhe atyre serbe që kanë hyrë fuqishëm në vend dhe ka depërtuar nëpërmjet biznesit serb dhe ish-jugosllav, i cili realisht kontrollon ekonomikisht Kosovën.

Siç mësohet, dyshimi është se të dy gazetarët janë agjentë special të SVR, të cilët po përgatitnin një trazirë të madhe në Kosovë në ditët që vijnë.

Së shpejti është paralamëruar një protest e radhës për demakracionin dhe ekzistojnë shumë dyshime që shërbimet sekrete ruso-serbe duan ta kthejnë Kosovën në një vend “fitil”.

Dyshimet për veprimtarinë e spinazhit kanë ardhur pasi dy gazetarët kanë qëndruar për një kohë të gjatë në të ashtuquajturën Qendër Humanitare ruso-serbe në Nish, që nuk është gjë tjetër vetëm shtabi i Përgjithshëm i shërbimit të jashtëm rus SVR për Ballkanin, raporton Tesheshi.

Nga aty është përgatitur edhe “Lagja e Trimave” dhe trazirat e tjera.

Vetëm një javë më parë, ish-presidenti serb, Boris Tadic, paralajmëroi për një valë trazirash në Ballkan, që e cilësoi të ngjashëm me kohën e Sllobodan Miloshevicit.

SHKARKO APP