Stacioni policor përfshihet nga flakët në Prishtinë

Një stacion policor në Prishtinë është përfshirë nga flakët gjatë orëve të mesditës së sotme. Flakët mësohet se kanë rënë në arkivin e stacionit policor në Drenas, pranë Prishtinës.

Ndërkohë që shkaqet mbeten të panjohura.

Lajmin e ka konfirmuar edhe policia e Rajonit të Prishtinës, teksa konfirmojnë se zjarri është lokalizuar dhe policia ka filluar punën për evidentimin e dëmeve.

“Rreth orës 13:00 është vërejtur një tym në zyrën e arkivit të stacionit policor në Drenas. Nga ana e zyrtarëve policor që kanë vërejtur tymin janë përdorur aparatet për shuarjen e zjarrit dhe njëkohësisht janë ftuar edhe zjarrfikësit. Zjarri është lokalizuar dhe policia ka filluar punën për evidentimin e dëmeve që janë shkaktuar, si dhe po analizon rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim ndriçimin e shkaqeve të zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu në vendngjarje ka dalë edhe ekipi i IPK-së.

SHKARKO APP