Statistikat/ Për 3 vite, 600 zyrtarë të sulmuar në Kosovë

Sulmet ndaj zyrtarëve Rastet e sulmeve ndaj zyrtarëve janë shpeshtuar viteve të fundit në Kosovë. Kryesisht pre e sulmeve kanë qenë mjekë, policë e zyrtarë të institucioneve shtetërorë. Vetëm gjatë këtij viti, janë raportuar mbi 100 raste të tilla. Në një rast të tillë është përfshirë së fundi edhe nipi i Jakup Krasniqit, Ariani. Express shkruan se në 3 vitet e fundit rreth 600 zyrtarë janë sulmuar, disa në krye të detyrës, disa të tjerë jashtë orarit zyrtar.

Bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, vetëm gjatë këtij viti janë raportuar mbi 100 raste të tilla.

Sulmet më të shpeshta janë ndaj mjekëve e policëve, por nuk mungojnë as ato ndaj zyrtarëve shtetëror. Rasti i fundit është në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, kur dy zyrtarë të kësaj ministrie u rrahën me njëri-tjetrin.

I tillë është rasti edhe i nipit të Jakup Krasniqit, i cili ka sulmuar një punonjës të kësaj ministrie. Në bazë të Nenit 410, kushdo që sulmon personin zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare mund të dënohet deri më 10 vjet burgim.

SHKARKO APP