”S’të lë të flasësh”, deputetja i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë këtë të premte në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, kjo për të shpjeguar qëndrimin e qeverisë ndaj rritjes së çmimeve të naftës. Gjatë fjalimit të tij, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ndërpreu fjalën duke i marrë mikrofonin si shenjë revolte.
Musliu e kritikoi Kurtin për punën e qeverisë gjatë katër viteve të fundit, duke thënë se nuk janë realizuar projekte të rëndësishme, dhe i kërkoi të kthehej te tema kryesore e seancës: çmimi i naftës.
”A ka mundësi të kthehesh në temë, sepse ke pasur katër vite qeveri dhe nuk realizuar asnjë projekt? Kthehu në temë dhe mos na shit përralla. Kthehu në temë, nëse nuk kthehesh të flasësh për naftën, nuk do të flasësh”,-tha Musliu.
Veprimi nga deputetja kundër Kurtit ka shkaktuar tension në sallë, ndërsa disa deputetë kanë tentuar të ndërhyjnë për të qetësuar situatën. Seanca vazhdoi më pas me debat rreth masave që qeveria planifikon për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimeve të karburantit.
KOHA JONË SONDAZH

