Stoltenberg bisedë me Vuçiç: NATO gati të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg së fundmi ka reaguar duke treguar se ka pasur një bisedë me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Me anë të një postimi në Twitter, Stoltenberg u shpreh se temë e bisedimeve ishin tensionet e ditëve të fundit në veri të Kosovës dhe se të palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të zgjidhin dallimet përmes diplomacisë.

Sipas tij NATO është e gatshme të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti.

SHKARKO APP