Stop shfaqjes së Millosheviçit në Kosovë

Producenti Musliu kërkon ndalimin e shfaqjes së Millosheviqit në Kosovë. Ai thotë, se promovimi i tij njollos edhe për së vdekuri dëshmorët e luftës. Këtë javë është paralajmëruar se musical-i për Milosheviçin “Slobodanshow”, në muajin shkurt do të shfaqet në Beograd e në Graçanicë. Lidhur me këtë shfaqje, e cila himnizon të bëmat e Milosheviçit, ka reaguar producenti Trim Musliu, i cili ka thënë se kjo shfaqje e cila promovon kriminelin Millosheviç duhet urgjentisht të ndalet së shfaquri ne Kosovë, pasi që kjo provokon rëndë familjet e viktimave të luftës. KultPlus ka publikuar të plotë reagimin e producentin Musliu, i cili thotë se: Shfaqja muzikore, e cila promovon kriminelin Milloshoviç duhet urgjentisht të ndalet së shfaquri në Kosovë. Pavarësisht se aktivitetet kulturore çdo herë janë të mira kjo tejkalon masat kulturore dhe provokon rëndë familjet e mbi 1500 të zhdukurve që ende s’dihet ku janë, mbi 13549 persona të vrarë, ku 76% nga ta ishin civilë fëmijë dhe pleq mbi 20 mijë gra të dhunuara. Kjo vepër mund te eskalojë në problem më të madh e po ashtu humb edhe dinjitetin e Shtetit.

Ju bëj thirrje instancave Kulturore, Ministrit të Kulturës të ndalojnë këtë precedent që mund të ndodhë përndryshe do të mundohemi ne me çdo forcë dhe mundësi tonën do të provojmë të ndalim që ky promovim, i cili njollos edhe për së vdekuri dëshmorët e luftës, popullatën e përndjekur, gratë e dhunuara dhe fëmijët e vrarë, të mos ndodhë. Kërkoj të bëhemi sa më shumë kundër kësaj “shfaqjeje kulturore” mbi veprën e Kriminelit Millosheviç.

SHKARKO APP