Studimi/Serbia nuk ka zbatuar asnjë marrëveshje me Kosovën për doganat

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka filluar tash e disa vite dhe po vazhdon ende. Takimet në Bruksel mes dy shteteve shpeshherë nuk kanë sjell rezultatet konkrete.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka zhvilluar një infografikë në lidhje me zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, sa i përket çështjeve doganore.

Përmes kësaj infografike, janë paraqitur marrëveshja për Vulat Doganore, marrëveshja për Mbledhjen e të Hyrave Doganore, marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, dhe marrëveshja për Shkëmbimin Sistematik të të Dhënave Elektronike mbi Doganat (SEED).

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas KDI-së, në marrëveshjen për vulat doganore, Kosova ka zbatuar në tërësi të gjitha obligimet e kësaj marrëveshje ndërsa Serbia, vazhdon të shkelë marrëveshjen duke përdorur vula paralele doganore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, Kosova ka ndërtuar pikat kufitare në Merdare dhe Mutivodë. Pikë-kalimi kufitar në Bërnjak, thotë KDI-ja, nuk është filluar për shkak të pengesave nga ana e Serbisë.

Ndërkaq, Serbia nuk ka punuar fare në ndërtimin e pikave kufitare në Jarinjë, Dheu i Bardhë dhe Muqibabë. Pala serbe, thotë KDI-ja, është ende në fazat e hershme të vlerësimeve të projekteve.

Në muajin shtator të vitit 2013, kur u bë marrëveshja për Shkëmbimin Elektronik të të Dhënave Doganore, Kosova ka filluar zbatimin që në vitin 2013, ndërkaq, Serbia, ka filluar zbatimin në nëntor të vitit 2015.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?