Stuhi me erëra të fuqishme e breshër, ç’po ndodh me motin

Rajoni i Dukagjinit është përfshir nga moti i keq. Në Gjakovë, Klinë dhe Istog, në orët e pasdites sëdjeshme ka pasur reshje të shumta shiu, të shoqëruara dhe me breshër.

Në disa video të cilat janë publikuar nga meteo Ballkan, shihet se si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut të ketë pasur edhe disa vërshime.

Ndërsa në komunën e Istogut, raportohet të ketë pasur edhe erë të fuqishme, e cila ka shkaktuar disa dëme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe gjatë natës së kaluar në Istog edhe Pejë ka pasur rrebesh shiu. Madje në Pejë ka pasur edhe breshër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë se sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë kësaj jave temperaturat priten të bien paksa në tërë Kosovën, ndërsa në zona të caktuara gjatë fillimit të javës është paralajmëruar për reshje shiu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetues për rastin Balluku?