Süddeutsche Zeitung: Thaçi mund të dalë para gjyqit!

“Nëse do të arrihet vërtet koalicioni i synuar për të cilin tani po negociojnë grupet punuese, dhe a do të ketë jetë të gjatë, kjo mbetet e paqartë jo vetëm për shkak të shumë kundërshtimeve. Thaçi, për shembull, mund të dalë para gjyqit, siç ka ndodhur me shumë ish-komandantë të tjerë rajonalë para tij”,- thuhet ndër të tjera në artikull.

Gazeta gjermane komenton me jo pak ironi mënyrën se si u arrit koalicioni mes Thaçit e Mustafës, duke e konsideruar ambasadoren amerikane, Tracey Ann Jacobson si “Mbretbërëse”. “Aty ishte edhe ambasadorja shumë me ndikim e SHBA-së në Prishtinë, në rolin e mbretbërëses. Rezultati i takimit: PDK e Thaçit dhe LDK e armikut të supozuar të tij, Mustafa, krijojnë një qeveri koalicioni. Ndoshta Mustafa do të bëhet kryeministër i ri dhe Thaçi më 2016 president i ri i Kosovës. Por, Thaçi e mohoi se ka hequr dorë nga posti i kryeministrit”, – thuhet ndër të tjera në shkrimin e Süddeutsche Zeitung.

SHKARKO APP