Sulmi i kosovarit në Vlorë, mediat italiane: Një “ujk vetmitar” xhihadist?

Arrestimi i kosovarit që terrorizoi vlorën dy ditë më parë duke tentuar të merrte peng disa persona teks thërriste “Allahu Akbar”, “Jam i dërguar i Allahut” dhe “Do t’ju vras të gjithëve” ka qenë në vëmendjen e mediave italiane.

Mediat në shtetin fqinj kanë ngritur pikëpyetje rreth sulmit të kosovarit Dijar Xhema, duke hedhur dyshime se mund të ndodhemi përballë një xhihadisti ‘ujk vetmitar’, person që vepron i vetëm, i inspiruar nga ISIS.

Gazeta ‘Il giornale’ shkruan: “Dinamika e fakteve dhe objektivi real i agresorit mbeten ende të paqarta: Dijar Xhema donte të kryente pengmarrje? Me çfarë qëllimi? A sulmoi apo plagosi dikë me thikën e tij? Cfarë kërcënimesh u ka bërë kalimtarëve? A ndodhmi përballë rastit të një krimineli, apo përballë dikujt që ka lidhje me xhihadistët. A ka patur kosovari ndonjë kontakt me radikalë islamikë? Në profilin e tij në ‘Facebook’ nuk është gjetur asnjë element që mund të çojë në dyshime për lidhjet e tij me xhihadistët. Të gjitha këto pyetje kërkojnë përgjigje, pasi mund të gjendemi përballë sulmit të dështuar të një ‘Ujku vetmitar’ xhihadist në Shqipëri”.

Policia e Vlorës arrestoi dy ditë më parë një shtetas kosovar, i cili ka terrorizuar Vlorën, pasi tentoi të rrëmbente tre persona, në vende të ndryshme të qytetit, duke thirrur “Allahu Akbar”, “Jam i dërguari i Allahut”, dhe “Do ju vras të gjithëve”.

SHKARKO APP