Sulmi në bazën ushtarake të SHBA, Haradinaj reagon ashpër: Akt i rëndë agresioni, preket dhe jeta e kosovarëve

Kryeministri ende në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Haradinaj shkruan se Kosova qëndron e palëkundur në mbështetje dhe përkrahje të SHBA, ndërsa e cilëson sulmin si një akt të rëndë agresioni ndaj Amerikës.

“Kosova qëndron e palëkundur në mbeshtetje dhe përkrahje te ShBA-ve. E dënojmë sulmin e Iranit ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak dhe e vlerësojmë këtë sulm si akt i rëndë agresioni ndaj ShBA-ve.

Njëkohësisht institucionet e Kosovës, janë duke i përcjellur me vëmendje këto zhvillime që prekin edhe jetën e qytetarëve tanë, të cilët punojnë përkrah trupave amerikane në këto baza. Qeveria e vendit qëndron përkrah ShBA-ve, në ofrimin e paqes dhe sigurisë ne botë”, shkruan Haradinaj.

SHKARKO APP