Sulmohen shtëpitë e serbëve në Fushë-Kosovë me koktejl molotovi
Mësohet se incidenti ka ndodhur mbrëmë, kur tre persona nga një automjet në lëvizje kanë hedhur mjetet shpërthyese në lokalin ku mblidhen banorët e ndërtesës dhe në një sallon ondulimi, që janë në pronësi të serbëve.
Sipas “Koha.net” nuk ka pasur të lënduar por vetëm disa dëme të vogla materiale.
Në ndërtesën “YU Program” aktualisht jetojnë rreth njëzet familje serbe. Mendohet se ky incident vjen pas ngjarjes që ndodhi në ndeshjen Serbi-Shqipëri në stadiumin “Partizani” në Berograd, ku tifozët serbë këndonin në korr “ Vritini shqiptarët”