Sulmohet makina e Ministrit të Brendshëm

Një incident i pa hijshëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Nga raportimet bëhet me dije se Lëvizja Vetëvendosje ka sulmuar automjetin e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni.

Mbi makinë janë hedhur vezë, shishe uji por gjithçka është normalizuar dhe ka kaluar pa ndonjë dëm të madh. Makina e ministrit Hyseni ndodhej e parkuar në momentin kur është qëlluar me bojë nga aktivistët e vetëvendosjes.

Kjo ngjarje ndodhi pas mbledhjes së Qeverisë, në afërsi të Radio Televizionit të Kosovës.

Sipas policisë së Kosovës, ishin mbi 10 aktivistë që sulmuan makinën e ministrit dhe nuk është identifikuar asnjë prej tyre.

SHKARKO APP