Sulmohet me gurë autobusi me turistë kosovarë në Mal të Zi (FOTO)

Një autobus me turistë kosovarë është sulmuar me gurë mbrëmjen e së mërkurës në Beranë të Malit të Zi.

Raportohet se shoferi i autobusit ka denoncuar rastin në policinë e Rozhajës. Nuk dihet se përse është kryer ky sulm, ndërsa nuk ka raportime për të lënduar.

Gjithçka është një incident sporadik. Një gur, një dritare. Asgjë e organizuar”, tha policia malazeze.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmi ndodhi në një ditë të shënuar, 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Absurdi më i madh në tërë këtë rrëfim është se patrulla e policisë në Berane ishte vetëm 200 metra larg vendit të ngjarjes. Dhe kur organizatorët e udhëtimit kanë shkuar ta paraqesin rastin, ata u kanë thënë se mund të vazhdojmë rrugën sepse asgjë nuk mund t’u ndihmojnë”, ka shkruar Semir Kardovic, konsulent në një Agjenci Turistike në Rozhajë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?