Sulmohet në Malin e Zi autobusi me shqiptarë të Kosovës

Një incident ka ndodhur në qytetin Berane të Malit të Zi mbrëmjen e së mërkurës. Persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar me gurë dhe mjete të forta një autobus me dhjetëra kosovarë që kishin qenë për pushime në resortet e skive në Kolashin.

Qytetarët kanë thënë se askush nga zyrtarët policorë nuk u ka ardhur në ndihmë. Kjo nuk është hera e parë që në Malin e Zi sulmohen makinat me targa të Kosovës.

SHKARKO APP