Sulmuan Kuvendin, sot seanca për katër aktivistë të Vetëvendosjes

Sot do të mbahet seanca ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti, të cilët akuzohen se kanë suluar Kuvendin e Kosovës.

Trupi gjykues në seancën e kaluar i ka liruar të katër aktivistët e Vetëvendosjes nga masa e arrestit shtëpiak, respektivisht paraburgimi, duke iu zëvendësuar këtë masë me paraqitje në polici një herë në javë.

Ndërkohë, avokati i Frashër Krasniqit, Tomë Gashi ka bërë të ditur përmes ‘Facebook’, se seanca do të fillojë rreth orës 10:00.

SHKARKO APP