Surprizojnë studentët serbë në Vjenë: Gëzuar pavarësinë, Kosovë!

Kosova ka marrë shumë urime nga gjithë bota me rastin e festimebe për  10 vjetorin e Pavarësisë së saj.

Krerë të shumë shteteve, duke përfshirë edhe vetë shefin e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, Mbretëresha Elizabeth II dhe Presidentja e Konfederatës Zvicerane, Doris Leuthard etj, përcollën urimet e tyre më të mira për 10 vitet e shtetësisë së saj.

Por, në këtë përvjetor jubilar një dhuratë ka ardhur nga Vjena, e përgatitur nga dy studentë shqiptarë të Kosovës, Freskim Mustafa dhe Galdim Hajredinaj.

Nëpërmjet një videoje të postuar në rrjetin social Facebook, ata kanë përfshirë mesazhet që i dërgojnë Kosovës, njerëz nga vende të ndryshme të botës. Por surpriza vjen që në fillim të këtij video-urimi. Ajo nis pikërisht me urimin, e dy të rinjve serbë që studiojnë në Vienë.

– Ç’kemi, unë jam Robert. Dhe unë jam Ina. Ne jemi nga Serbia dhe gëzuar ditëlindjen Kosovë!
– Unë jam nga Sllovakia, gëzuar ditëlindjen Kosovë!
– Dhe unë jam nga Rusia, gëzuar ditëlindjen Kosovë!
– Ne jemi nga Brazili, Kosovë gëzuar ditëlindjen!

Videoja vazhdon me urimet e disa vajzave nga Meksika, Spanja, Japonia, Koreja, e nuk mungojnë as zërat përgëzues nga Britania, Gjermania, Portugalia e plot vende të tjera.

Kosova, shteti më i ri i Europës, kremton 10 vitet e mëvetësisë së njohur nga 115 vende të tjera të botës, një shifër kjo për të cilën presidenti Hashim Thaçi përplaset me ministrin e Jashtëm Behgjet Pacolli, i cili numëron dy njohje më shumë.

 

SHKARKO APP