Surroi: Paqja s’ka rrugë të shkurtër, Kosova dhe Serbia të firmosin marrëveshje të qëndrueshme

Për publicistin, Veton Surroi, bisedimet Prishtinë-Beograd, kanë nisur të ndërmjetësohen nga BE-ja me një gabim konceptual që në gjenezë. Sipas tij në kushtet kur përballë vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila legjitimoi pavarësinë e Kosovës, Brukseli pranoi që të merrte për bazë edhe qëndrimin e Serbisë, e cila e kundërshton mëvetësinë e shtetit më të ri të Ballkanit. Gjatë një konference, Surroi tha se për të gjetur paqen nuk ka rrugë të shkurtra dhe se palët duhet të vënë në themel të bisedimeve paqen afatgjatë.

Me një gjuhë ironike dhe duke shigjetuar arritjet e deritanishme, publicisti Veton Surroi, ka dhënë pikëpamjet e tij për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Në një konferencë të organizuar nga Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare, ai është shprehur fillimisht se gabimi i parë në këtë proces është bërë nga BE-ja, e cila pavarësisht vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që njohu si veprim të drejtë shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, pranoi që të ndërmjetësonte dialogun me dy pikëpamje të ndryshme.

Për Surroin, arritjet e një dialogu pesë vjeçar kanë qenë qesharake.

Sipas Surroit, paqja nuk ka një rrugë të shkurtër.

Në mbyllje, publicisti që ka patur një angazhim të gjerë edhe në politikw, tha se palët duhet të futen në bisedime duke patur në themel vullnetin për të gjetur paqen e qëndrueshme.

SHKARKO APP