“Syri i Popullit”, gjykata shpall fajtorë 8 të akuzuarit për vepra terroriste
Kosova E Mërkurë, 22 Janar 2020 14:57
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtorë tetë të akuzuarit për rastin e njohuri si “Syri i Popullit”.
Ata janë akuzuar për përgatitje të veprave terroriste. Sipas gjykatës, personat në fjalë planifikonin vrasjen e shumë zyrtarëve të lartë në Kosovë, duke përfshirë presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.
Dënimin më të lartë nga të akuzuarit e ka marrë Sadri Ramabaja, për të cilin Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi 12 vjet burg.