Takimet politike dhe sociale që mbahen sot në Kosovë

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, merr pjesë sot në Ditën e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve. Takimi zhvillohet në Kuvend, salla C 405, ora 10:00.

Veseli pret edhe një takim të përbashkët me ministrin e Financave, ministrin e Drejtësisë dhe kryeshefin e Agjencisë Kundër Korrupsionit në Kosovë në kabinetin e tij, ora 13.00.

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizon tryezë për diskutimin e Raportit të Vetëvlerësimit të AKA-së për vlerësim nga ENQA. Tryeza mbahet në hotel  “Sirius” Prishtinë, ora 10:00.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare mbahet tek Kuvendi i Kosovës, salla  C-301, ora 11.00.

Nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Integrimit Evropian dhe Norvegjisë dhe Projekti përkrahës i Norvegjisë për ngritjen e kapaciteteve të shërbyesve civilë për zbatimin e MSA-së. Ceremonia mbahet në sallën e Konferencave P-32, godina e Qeverisë, ora 11:00.

PNUD përuron impiantin për trajtimin e ujërave të zeza në zonat rurale, në Kramovik, komuna e Rahovecit,  ora 11:00.

Koordinatori kombëtar për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës Rexhep Hoti, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Ferizajt z. Agim Aliu për avancimin e pozitës së të rinjve në sport. Mbahet në komonunën e Ferizajt, ora 11:00.

Fëmijët e grupit “Respektoni të Drejtat Tona- ROR mbajnë konferencë për media ku do të flasin më shumë rreth qëllimit të Rezolutës së Fëmijëve të Kosovës. KOnferenca në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, ora 9:15.

Grupi i Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen e kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës 1998/99 për herë të shtatë dorëzon kallëzime penale kundër kriminelëve serbë, në Prokurorinë Speciale- të Republikës së Kosovës tek Departamenti për krime Lufte, ora  13:00.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban takim me të rinjtë e Nismës në Shtime tek Shtëpia e Kulturës në Shtime, ora 16:00. Më pas,  Limaj, mban takim me të rinjtë e Nismës në Lipjan në “Golden Day” në Lipjan, ora 18:00.

Sot hapet ekspozita e artistit Lulzim Zeqiri,  “Muzeu i tri pikave”, tek Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00.

SHKARKO APP