Takimi 5 orë, Kurti flet për raportin me Ramën

Kreu i VV-së dhe fituesi i zgjedhjeve të fundit në Kosovë, Albin Kurti i ftuar në ”Open”, foli ndër të tjera edhe për raportin me kryeministrin Edi Rama.

A është e vërtetë që keni pasur një debat me Edi Ramën për qendrën Vetëvendosje në Tiranë?- e pyeti Eni Vasili.

”Jo. Ka qenë një takim i gjatë dhe nuk mbaj mend të kem debatuar për Vetëvendosjen në Tiranë. Natyrisht kemi folur por jo debatuar. Kemi debatuar për shumë gjëra të tjera”- tha Albin Kurti.

”Në 2017 kemi zhvilluar një intervistë dhe keni thënë se si socialdemoktart me partinë më të afërt jeni me Partinë Socialiste. A jeni prapë të afërt me PS-në?”- e pyeti Alban Dudushi.

”Jemi të afërt në internacionalen, në forumin e partive të majta”- tha Albin Kurti.

SHKARKO APP