Takimi i dytë në Bruksel, Hoti zbardh detaje: Dialogu ka përfunduar, sot fillon draftimi për njohje reciproke
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, zbardh detaje nga takimi i sotëm në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel koordinatorësh.
Hoti shkruan në ‘Facebook’ se dialogu mes dy vendeve ka përfunduar dhe sot Kosova ka nisur dialogun për njohje reciproke, ku në Bruksel fillon draftimi i kësaj marrëveshjeje.
Mesazhi i Hotit:
Dialogu nuk ka alternativë. Por, dialogu teknik ka përfunduar. Tani Kosova ka nisur dialogun për njohje reciproke, dhe sot në Bruksel fillon draftimi i kësaj marrëveshje.
Qasja refuzuese ndaj dialogut dhe ndaj miqve tanë në të kaluarën e afërt na ka izoluar. Shtëpia nuk mbahet pa miq.
Kosova ka një Kryeministër që po i ushtron autorizimet kushtetuese pa lejuar asnjë ndërhyrje në ato autorizime, por duke e koordinuar agjendën e shtetërore të Kosovës me bartësit e institucioneve, me partnerët e koalicionit dhe me opozitën, si dhe duke e mbajtur plotësisht të informuar publikun e gjerë.