Takimi i pritshëm Merkel-Haradinaj në Berlin, ja tema që do diskutohet

Rinisja e dialogut të ngecur Prishtinë – Beograd do jetë temë kryesore e takimit Merkel-Haradinaj më 6 qershor, kur kryeministri kosovar të vizitojë Berlinin.

Është zëdhënësësja e qeverisë gjermane, Martina Fietz ajo që ka konfirmuar se “dialogu” do zë pjesën qëndrore të bisedës mes tyre.

Fietz shtoi se takimi i Merkel dhe Haradinaj do të ishte një “mundësi e mirë për të shkëmbyer ide përpara Samitit të Parisit” më 1 korrik.

Duke komentuar zhvillimet më të fundit në veri të Kosovës, zëdhënësja tha Serbia dhe Kosova nxiten të “punojnë për të qetësuar situatën,” duke shtuar se Gjermania ndjek nga afër zhvillimet në Kosovë dhe reagimin e Beogradit.

Ndërkohë, sa i përket rinisjes së dialogut, Beogradi ka vënë si kusht heqjen e taksës 100 përqind  mbi mallrat serbe, vendosur që në dhjetor si një masë politike. Ndërsa qeveria kosovare, më saktë Haradinaj kanë si kusht për heqjen e taksës një marrëveshje me njohje të ndërsjelltë.

SHKARKO APP