Takimi Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë, reagon Vuçiç
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç konfirmoi pjesëmarrjen e Serbisë në takimin e 2 shtatorit në Uashington.
“Serbia nuk është në një pozitë dhe nuk do të ishte mirë t’i refuzojë bisedimet. Ne do të marrim pjesë në bisedime dhe temat, me sa kam biseduar me Grenell, janë ekonomike. Këto janë tema të mira”, tha Vuçiç në një intervistë për televizonin Pink të Serbisë.
I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell tha se më 2 shtator ka thirrur në takim në Shtëpinë e Bardhë, liderët e Kosovës dhe Serbisë, por nuk dha detaje se cilat do të jenë temat që do të bisedohen në të.
Presidenti Vuçiç po ashtu tha se nuk e di se pse Grenell në lajmërimin e tij ka përdorur fjalën “negociata” dhe jo “bisedime”, duke thënë se pozicioni i Serbisë është që bisedojë përmes SHBA-së dhe Brukselit me palën tjetër dhe jo me shtetin tjetër, duke bërë referencë për Kosovën. Rel