Takimi Kosovë-Shqipëri në Vlorë, mund të jetë anuluar?

Mbledhja e dy qeveriveKosovës dhe të Shqipërisë e cila është planifikuar të mbahet më 24 prill, mund të anulohet.

Arsyet zyrtare të këtij vendimi, që më tepër janë të nxitur nga Prishtina, nuk janë bërë akoma të ditura dhe lajmin e anulimit të të takimit në Vlorë mes dy qeverive e kanë konfirmuar disa burime për “klankosova.tv”.

Asnjëri nga këshilltarët e kryeministritKosovës, Isa Mustafa, dhe as zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi, e as shefja e kabinetit, Vlora Dumoshi, nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për këtë çështje.

“Zyra e kryeministrit ka propozuar një datë tjetër, më të përshtatshme se 24 prilli. Arsyetimi ka qenë se bëhet fjalë për agjendë të ngjeshur të kryeministrit“, ka thënë një burim nga Qeveria e Kosovës, në kushte anonimati.

Sipas “klankosova.tv”, mosmbajtja e takimit të dy qeverive më 24 prill është konfirmuar edhe nga Tirana, të cilët janë shprehur se janë në konsultime me qeverinë e Kosovës për të gjetur një datë tjetër për mbledhjen e dy qeverive dhe se ditët në vazhdim do të tregojnë edhe datën e saktë kur mund të mbahet takimi i ri.

SHKARKO APP