Takimi Kurti-Vuçiç, Haradinaj: Dështim i plotë në dialog, njohja e Kosovës nuk ëshë prioritet i tij
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar hapur Albin Kurtin për dështim të plotë në dialog pas takimit me Aleksandar Vuçiç në Bruksel. Haradinaj shprehet i habitur se prioritet i Kurtit nuk është njohja e Kosovës. Për të, i vetmi rezultat që i duhet Kosovës nga dialog është njohja që nënputon edhe paqen, edhe statusin më të avancuar ekonomik, por dhe zbulimin e të vërtetës për të pagjeturit.
E rrezikshme është për Haradinaj nëse vijohet me qasjen për të biseduan në dialog për tema, por pa e njohur shtetet njëra-tjetrën.
Sot u zhvillua takimi i parë për dialogun Kosovë-Serbi mes Kurtit e Vuçiç, përveç akuzave e kërcënimeve, dakordësia e vetme që u arrit ishte takimi i radhës më 25 korrik.
Reagimi i plote i Haradinajt
Dështim i plotë i Kryeministrit Kurti në procesin e dialogut.
Është e habitshme, pse njohja e Kosovës nuk është prioritet i tij. Prioritet i parë i tij na qenka shndërrimi i CEFTA-s në SEFTA. Qesharake. Ashtu si edhe prioriteti i dytë, marrëveshja për paqe mes dy vendeve, e po ashtu edhe qasja për të pagjeturit.
Njohja reciproke është i vetmi rezultat që i duhet Kosovës nga ky dialog. Njohja nënkupton edhe paqen, edhe statusin më të avancuar ekonomik, por edhe hap shtigje për zbulimin e të vërtetës për të pagjeturit.
Përndryshe, kjo qasje për të biseduar për tema, pa e njohur shtetet njëra tjetrën, siç kishte ndodhur më parë në procesin e dialogut, nuk ka rezultate, e në këtë fazë është edhe e rrezikshme për vendin.
RH