Takimi më 27 qershor, Andoni: Thaçi dhe Vuçiç e dinë se për çfarë do diskutohet në Shtëpinë e Bardhë
Më 27 qershor, përfaqësues të dy qeverive, Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Uashingtaon me ftesë të Richard Grenell, për të rinisur dialogun.
Në një intervistë për ”Ora News”, analisti Ben Andoni tha se asnjëherë nuk fothesh në Shtëpinë e Bardhë nëse më parë nuk ke të kornizuar diçka.
Sipas tij, Thaçi dhe Vuçiç e dinë se për çfarë do diskutohet në atë takim, por nuk u lejohet të jenë transparentë me qeveritë respekltive.
Ben Andoni: ”Duhet të kemi parasysh diçka. Asnjëherë në shtëpinë e Bardhë nuk ftohesh në qoftë se përpara nuk ke të kornizuar diçka. Duhet të ketë patjetër. Kancelaria e Thaçit dhe Vuçiçit e dinë shumë mirë. Problemi është, ashtu siç ndodh në Kosovë ndodh edhe në Serbi. Ashtu si Thaçi mbrohet shumë herë që nuk e di. Në fakt e dinë, dhe e dinë shumë kohë përpara. Problem është që edhe ata vetë nuk u lejohet të jenë transparantë me qeveritë respektive.”