Takimi me Abdixhikun për Presidentin, Kurti optimist: Bisedë konstruktive, diskutuam për situatën e re politike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me Lumir Abdixhiku është shprehur optimist për çështjen e Presidentit. Ai pas këtij takimi me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se patën një takim konstruktiv. Sipas tij zgjedhjet duhet shmangur, por shton se është sfidë që një parti e vetme t’i arrijë 80 deputetë në zgjedhje.

“Me Abdixhikun ishin në takim afër 2 orë me këtë rast diskutuam për situatën e re politike, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese…Çështja kryesore që u diskutua ishte fakti që na kanë ngelur edhe tri javë deri tek zgjedhja e presidentit dhe për këtë duhet t’i maksimalizojmë përpjekjet. Takimi shkoi në një atmosferë konstruktive dhe dashamirëse.

Jemi të përcaktuar t’i shmangim zgjedhjet e reja sepse nuk do të ishin zgjidhje për numrin prej 80 deputetësh. Është vështirë ta paramendojmë një fushatë zgjedhore me po të njëjtat zotime, për një rezultat që e dijmë që nuk mund të jetë shumë ndryshe. Numrin prej 61 deputetëve për formimin e qeverisë nuk e kemi sfidë, por është sfidë tejet gjigande që një parti t’i ketë 80 deputetë dhe ta zgjedhë vetë presidentin”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?