Takimi me Vuçiç, këshilltari i Thaçit zbulon ‘sekretet’: Çfarë do i kërkojë Presidenti i Kosovës

Këshilltari i presidentit Thaçi, Ardian Arifaj, ka bërë me dije se zbatimi i marrëveshjeve të arritura dhe e ardhmja e procesit të dialogut do të jenë tema të diskutimit ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç në takimin e të enjtes në Bruksel.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se presidenti Thaçi po kërkon dialog më dinamik dhe më përmbajtësor.

Sipas Arifajt, Thaçi po kërkon të punohet drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse politike për normalizimin e marrëdhënieve dhe për fqinjësi të mirë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka treguar se iniciativa e presidentit Thaçi për formimin e ekipit të unitetit ka për qëllim që të gjitha institucionet të jenë të përfaqësuara në dialog dhe ta japin kontributin e tyre.

SHKARKO APP