Takimi në SHBA, Vuçiç: Pika ku kërkohej njohja e Kosovës u hoq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha pas takimit në Shtëpinë e Bardhë se amerikanët e kanë dëgjuar delegacionin serb ku këta të fundit, sipas tij, kanë kërkuar të hiqet pika e marrëveshjes ku kërkohet njohja e Kosovës.

Vuciç tha se pika për njohjen reciproke nuk është më në dokumente. “Njerëzit nga administrata e Trump ishin të hapur, na dëgjuan dhe pika ku flitet për njohjen reciproke nuk është më në dokumente”, është shprehur Vuçiç.

Njeriu më besnik i Vuciç, Ministri i Financave, Sinisa Mali, deklaroi sot se shefi i tij ka një letër në tryezë në takimin në Shtëpinë e Bardhë, një pikë e së cilës nënkupton njohjen e ndërsjellë të Serbisë dhe Kosovës, dhe se ekziston një presion i madh ndaj Presidentit Vuçiç. Por, këtë gjë sapo e ka demantuar Grenell përmes në shkrimin të mëposhtëm.

SHKARKO APP