Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Çejkut: Serbia e detyruar të njohë Kosovën, por është ende shpejt

E ndërsa takimi i 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë i delegacionit të Kosovës me atë të Serbisë pritet me shumë interes, diplomati Arben Çejku thotë se zhvillimet do të mbeten në kuadrin ekonomik.

Çejku: Është një takim shumë i rëndësishëm pas një pengesë të krijuar më herët.Uroj që delegacioni i Kosovës të jetë përgatitur mirë por edhe Serbia ka vështirësitë e veta në këtë ballafaqim. Nga Shtëpia e Bardhë do të kemi një lehtësim të disa marrëveshjeve më shumë të kuadrit ekonomik. Është herët për të folur për një marrëveshje surprizë, do të jetë ende në kuadrin ekonomik.

Për Rtv Ora, ai thotë se palët ende janë larg në qëndrime për të shpresuar në arritjen e një marrëveshje finale për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Çejku: Kosova kërkon njohje formale nga Serbia gjë që Serbia ende duket se nuk do ta pranojë.Ky është hap i gabuar dhe i vonuar pasi në mos sot, nesër Serbia është e detyruar ta njohë Kosovën. Për njohjen de jure ndoshta ende është shpejt. Megjithatë duhet të presim. Por diçka pozitive do të jetë.

Nga ana tjetër ai shprehet kritik nga partive politike në Kosovë, të cilat e lanë të vetëm kryeministrin Avdullah Hoti përballë një Serbie të fuqishme dhe të unifikuar.

Çejku: Partitë politike nuk bënë mirë që e lanë vetëm kryeministrin, duhet të ishin së bashku pavarësisht dallimeve që kanë në planin e brendshëm. Duhet të kishte përfaqësues edhe nga VV. Fakti që disa parti poltike në Kosovë qëndrojnë pak anash kësaj është një lloj pandershmërie pasi ende nuk janë bindur që çështja e njohjes së Kosovës dhe dialogu me Serbinë nuk është një çështje partiake dhe as e qeverisë por një çështje kombëtare dhe e gjithë elitës së Kosovës. Partitë politike në Kosovë duhet të marrin përgjegjësinë e tyre për këtë pjesë, jo t’ja lënë peshën njërit.

SHKARKO APP